Policia e Kosovës,ka reaguar ndaj raportimeve të mediave serbe, se në aksionin në veri, përkatësisht afër pikës kufitare në Jarinjë, janë të përfshira edhe institucione tjera të sigurisë së FSK.
Sipas tyre në këtë aksion janë të përfshirë vetëm pjesëtarë të Policisë së Kosovës.
Komunikata e plotë:
Policia e Kosovës si institucion i zbatimit të ligjit, bazuar në detyrat dhe autorizimet e saj ligjore dhe kushtetuese është e përkushtuar në mbajtjen e rendit, garantimin e sigurisë publike si dhe ndër të tjera menaxhimin dhe kontrollin e qarkullimit kufitar në nivel vendi.
Me qëllim të realizimit të detyrave dhe autorizimeve policore, në operacione të caktuara bëhen planifikimet e nevojshme operacionale, përfshirë planifikimet e burimeve njerëzore dhe ato logjistike, varësisht prej natyrës dhe nevojës operacionale.
Vlen të potencohet se në operacionin policor i cili është duke u realizuar në nivel vendi, përfshirë në pjesën veriore të Republikës së Kosovës, janë të inkuadruar vetëm zyrtarë të Policisë së Kosovës, përderisa pretendimet dhe spekulimet e disa mediumeve serbe se në këtë operacion janë të involvuara edhe agjensione tjera të sigurise janë të pavërteta.
Andaj, Policia e Kosovës me qëllim të informimit të drejt të opinionit publik, përmes këtij informacioni zyrtar reagon dhe njëherit demanton shkrimet e disa mediave/portaleve serbe./arbresh.info/
Një grua dërgohet pa shenja jete në spitalin e Gjakovës, pol...
Dëmtohet nga plumbi dritarja e shtëpisë së shëndetit në Isto...
Dalin detaje nga kërkesat e tmerrshme të Epstein ndaj njerëz...
Publikohen mijëra dokumente të Epstein, përfshihen Clinton e...
Anthony Joshua e mban premtimin dhe e mposht me nokaut Jake ...
Nuk ka të lënduar nga zjarri mbrëmë që përfshiu disa lokale ...