Ish-kryeministri Sali Berisha ishte pasditen e sotme në Fier ku zhvilloi takimin e radhës të “Foltores” ku është pritur nga qindra demokratë.
Berisha tha se me vendimin që mori për përjashtimin nga grupi parlamentar, pa pyetur asnjë dhe pa e votuar në asnjë forum, Basha i futi një thikë pas shpine PD-së duke i hequr sovranitetin dhe tregoi se është i kapur nga Rama.
Ish-kryeministri u shpreh se e kupton revoltën e dhjetëra mijëra demokratëve për aktin e pabesë të Bashës, por theksoi se lëvizja e tij ka vetëm për synim bashkimin e PD-së dhe jo qëllime personale.
Berisha iu përgjigj edhe deklaratave të ambasadores amerikane Yuri Kim se Berisha kishte dijeni për çështjen “non grata”. Ai tha se nuk ka deklaruar që nuk ka dosje, por se ato janë raporte të sajuara nga qeveria e Ramës dhe se do të futej në parlament pa asnjë diskutim.
Berisha tha se Basha po i quan anti-amerikane tubimet e tij, por theksoi se nuk ka asgjë më pro-amerikane se ata që besojnë te transparenca./TVKLAN/
Netanyahu: Një sulm i Iranit ndaj Izraelit do të ishte një g...
Sipas mediave në Spanjë, Diego Simenone do të largohet nga A...
Vengu: Shqipëria dhe Hungaria krah për krah në KFOR dhe misi...
SHSKUK sqaron bashkëpagesën prej 3 euro për personat shoqëru...
Përparim Kryeziu emërohet zëvendësministër i Arsimit dhe Shk...
Benfica reagon ndaj pezullimit të përkohshëm të Gianluca Pre...