Enti Shtetëror i Statistikës në Maqedoninë e Veriut, tregon se deri ditën e djeshme në ora 20:00 janë regjistruar gjithsej 951 mijë e 151 qytetarë.
Nga diaspora janë vetëregjistruar 193 mijë e 370 qytetarë.
Ndërkaq, në të gjithë vendin, regjistruesit deri një ditë më parë kanë evidentuar mbi 290 mijë amvisëri dhe 402 mijë banesa.
Ndërsa sot deri në orën 15:00 , janë regjistruar 1.000.034 persona.
Enti shtetëror për statistikë njofton se regjistrimi zhvillohet sipas rendit dhe intensitetit të planifikuar.Regjistrimi në terren si dhe ai online i diasporës do të vazhdojë deri më 30 shtator.
Ndërsa, drejtori i Entit të Statistikës Apostoll Simovski ditë më parë njoftoi se është i kënaqur me dinamikën me të cilën zhvillohet ky proces. /arbresh.info/
Trump tërheq ftesën e Kanadasë për në “Bordin e Paqes”
Kushner zbulon planin e ri për Gazën – Rindërtimi përfshin b...
KRM “Pastrimi” njofton çmimoren e re për grumbullimin e mbet...
Parashikimi i motit për të premten
Tribunal Special për t’i gjykuar liderët rusë për krimet në ...
Macja juaj bën këto gjëra çdo ditë? Ja pse nuk janë aspak të...