Nga 15 shtatori ka skaduar marrëveshja e Brukselit mes Kosovës e Serbisë që i lejonte serbët të qarkullonin lirshëm me veturat e tyre nëpër territorin e Kosovës me targa të Serbisë.
Ato pritet të zëvendësohen me tabela të përkohshme sapo që një veturë serbe të hyjë në territorin e Kosovës.
E një gjë të tillë kosovarët janë të obliguar ta bëjnë sa herë kalojnë kufirin Kosovë-Serbi, dhe të pajisen me tabela të përkohshme që njihen si “proba”.
Vendosjen e masave reciproke e paralajmëroi të premten edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ndërsa nga KDI-ja kanë theksuar se një gjë e tillë u mundësohet Kosovës nga marrëveshja e Brukselit më 2011./klankosova
Del nga funksioni transformatori, një pjesë e Ferizajt mbete...
Dy emigrantë gjenden të vdekur në malet e Shqipërisë, polici...
Lëndohen pesë persona nga aksidenti mes dy veturave në Tomoc...
Rriten sërish çmimet globale të ushqimeve
Muriqi: Golin ndaj Real Madrid ua dedikoj të gjithë shqiptar...
Haxhiu pas marrjes së detyrës: Institucionet do të funksiono...