PDK-ja është partia e vetme që ka platformën për dialogun me vija të kuqe që janë të padiskutueshme, kështu tha kryetari i kësaj partie, Memli Krasniqi, pas takimit me emisarin special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Krasniqi tha se është e rëndësishme që dialogu të përfundojë me njohjen e shtetit të Kosovës nga Serbia.
“Unë u njoftova për krejt procesin dhe i shpreha qëndrimet e PDK-së në këtë proces, për neve është e rëndësishme që dialogu të ketë epilogun e vet dhe kërkesa jonë është që të përfundojë sa më shpejtë dhe të sjellë njohjen e Kosovës si shtet I pavarur nga ana e Serbisë pa cenuar asnjë nga elementet dhe themelet e Kushtetutës së Kosovës, PDK-ja është partia e vetme që ka platformën e vet për dialogun për vijat e kuqe që janë të padiskutueshme dhe ne i qëndrojmë kësaj platforme besnike”./EO/
Vjosa Osmani largohet nga Presidenca, pas 5 vitesh!
Trump e paralajmëron Iranin: I keni edhe 48 orë për hapjen e...
Haxhiu zotohet të veprojë në përputhje me Kushtetutën si u.d...
Osmani ia dorëzon detyrën Haxhiut: Nuk do të jetë punë e leh...
Haxhiu i shkon me lule Osmanit në ceremoninë e dorëzimit të ...
Dorëzimi i mandatit, nis ceremonia në Presidencë