
FILE - In this Sunday, Feb. 24, 2019 file photo, Russian opposition activist Alexei Navalny takes part in a march in memory of opposition leader Boris Nemtsov in Moscow, Russia. Russian opposition politician Alexei Navalny was placed on a ventilator in a hospital intensive care unit in Siberia after falling ill from suspected poisoning during a flight, his spokeswoman said Thursday Aug. 20, 2020. (AP Photo/Pavel Golovkin, File)
Aleatët e kritikut të burgosur të Kremlinit, Alexei Navalny u kanë bërë thirrje rusëve të votojnë për Partinë Komuniste në zgjedhjet parlamentare të kësaj jave, si pjesë e një fushate taktike votimi që duhet të dëmtojë partinë në pushtet “Rusia e Bashkuar”.
Fushata e “votimit të zgjuar” u krijua nga Navalny për të konsoliduar votat e atyre që kundërshtojnë Rusinë e Bashkuar, e cila aktualisht mban tre të katërtat e vendeve në dhomën e ulët të parlamentit dhe dominon jetën politike ruse.
Ajo nismë është një nga levat e pakta të mbetura për Navalnyn, i cili po vuan dy vjet e gjysmë burg për shkelje të dyshuara të lirimit me kusht, të cilat ai thotë se ishin të fabrikuara, transmeton telegrafi

Lëvizja e tij u etiketua “ekstremiste” përpara votimit të 17 dhe 19 shtatorit, dhe një ligj i nënshkruar nga presidenti rus, Vladimir Putin në qershor ndaloi anëtarët e grupeve të tilla të konkurrojnë.
“Miliona njerëz në Rusi urrejnë Rusinë e Bashkuar”, tha aleati i Navalnyt, Leonid Volkov në një video që pason një listë të kandidatëve që aleatët e tyre thonë se kanë shansin më të mirë për të mposhtur Rusinë e Bashkuar në zona të ndryshme.
Shumica e kandidatëve të mbështetur nga aleatët e Navalny nga Partia Komuniste janë partitë e dyta më të njohura në Rusi. Aktualisht ka 43 anëtarë të parlamentit me 450 vende. Aleatët e Navalny rekomanduan kandidatët komunistë në 11 nga 15 rrethet e qytetit.
Sekretari i PDK-së në Malishevë: Fatmir Limaj duhet të rikth...
Bedri Hamza: PDK është gati për zgjedhjet e 28 dhjetorit
Vizitë në terren/ Kurti dhe Çeku inspektojnë projektet kapit...
Zelensky: Sulme të reja ruse në infrastrukturën civile
Vrasja e biznesmenit në Elbasan, Gjykata lë në burg të arres...
Policia e Shtetit sekuestron qindra fishekzjarrë në Tiranë