Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me ftesë të presidentit të Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier ka udhëtuar për vizitë zyrtare dyditore në këtë shtet.
Gjatë vizitës në Gjermani, Presidentja Osmani, përveç takimit me homologun Steinmeier, do të takohet edhe me ministrin e jashtëm Heiko Maas
Në kuadër të kësaj vizite, Presidentja Osmani, gjithashtu do të realizojë takime edhe me Odën e bizneseve gjermane, Rrjetin për Politikë të Jashtme (DGAP) dhe përfaqësues të mërgatës, njofton Presidenca.
Ndërkaq në Universitetin Humboldt, Presidentja Osmani do ta mbajë një ligjërate me temën: Shtetndërtimi dhe procesi i transformimit, prioritetet dhe sfidat./arbresh.info/
Rama për Politico: SHBA-të mund të sulmojnë Iranin nga Shqip...
Papa u bën thirrje SHBA-ve dhe Iranit të rikthehen në negoci...
Sot shpallet aktgjykimi për rastin “Banjska”
Kuvendi sot në dy seanca, njëra për ish-kongresmenin Eliot E...
Hashim Thaçi sot feston ditëlindjen
Në nderim të Qosjes, sot ditë zie shtetërore në Kosovë