Policia e Kosovës, ka njoftuar se shqiptuar gjobë për organizim të një ahengu familjar, në të cilën nuk janë respektuar masat anti-Covid.
Sipas komunikatës së PK-së, rasti ka ndodhur në Ujmir të Klinës gjatë ditës së sotme.
“Siç njoftohet, me datë 13.09.2021, në rajonin e Pejës, konkretisht në fshatin Ujmir të Klinës, Policia e Kosovës pas pranimit të informacioneve dhe video inçizimeve të publikuara në media se pardje gjatë një ahengu familjar nuk janë respektuar masat e vendosura nga autoritetet për parandalim të përhapjes së virusit Covid-19, ka ndërmarr masat e nevojshme duke shqiptuar gjobën sipas ligjit në fuqi për mos respektim të masave të vendosura”, thuhet në komunikatë./arbresh.info/
Vengu: Shqipëria drejt përfshirjes në Forcën e Stabilizimit ...
BE: Asnjë rrezik për mungesë nafte në Hungari dhe Sllovaki
Çitaku kundër kandidaturës së Osmanit: S’i trajtoi barabarte...
Zjarri në furrën e bukës në Rahovec, nuk ka të lënduar
Mesazh i fuqishëm i tifozëve të Real Madridit, pro Vinicius,...
Theu masën e sigurisë dhe kundërshtoi efektivët në Golem, po...