Kancelarja gjermane Angela Merkel ka arritur para pak çastesh në Beograd ku do të qëndrojë për vizitë zyrtare dy ditore.
Ajo është pritur me lule nga presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq në aeroportin “Nikola Tesla” të Beogradit.
Në delegacionin që e priti Merkel me të arritur në aeroport ishin të pranishëm edhe ambasadori i Gjermanisë në Beograd Thomas Schieb dhe ambasadorja e Serbisë në Gjermani Snezana Jankoviq, shkruan Tanjug, raporton Klan Kosova.
Pas Beogradit, kancelarja gjermane nesër do të udhëtojë për në Tiranë.
Në kryeqytetin shqiptar Merkel, përpos takimit dhe konferencës me kryeministrin Edi Rama, do të takojë edhe kryeministrat e Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit të cilin e ka iniciuar vetë disa vite më parë.

Skandal në Afrikë: Senegalit i hiqet titulli i Kupës së Afri...
Moti nesër i vranët, temperaturat arrijnë deri në 13°C
Reali e mposht Cityn edhe në “Etihad”, siguron ç...
Tragjedia në Vjenë, raportohet se tre nga viktimat janë nga ...
I tha ‘jo’ Trumpit, Macron shpjegon pse Franca refuzoi të ve...
Tërnava: Bashkësitë fetare në Kosovë kanë pasur lirinë e plo...