Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër pesëmbëdhjetë (15) të pandehurve.
Prokuroria Speciale njofton se pesëmbëdhjetë (15) të pandehurit janë, D.J., H.B., A.A., Xh.F., H.H., M.H., A.K., Ç.T., M.R., M.I., B.B., N.M., I.K., J.B. dhe B.M., të akuzuar për shkak të veprës penale “Krimi i organizuar” lidhur me veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës zyrtare”, ku janë të përfshirë ish kryetari i Komunës së Leposaviqit, si dhe nëntë (9) zyrtarë të tjerë të komunës së njëjtë.
Ndërsa, pesë (5) të pandehurit të tjerë janë pronarë të bizneseve private të angazhuar në projektet e komunës./arbresh.info/
48-vjeçari gjendet pa shenja jete në Mitrovicë
“Ekipi i Kosovës” – Hoffenheim poston foto...
Tirana pret nesër Samitin e Diasporës, Rama: Fokusi, te hist...
I shpallur në kërkim nga Italia, arrestohet 51-vjeçari në Ti...
Vajza e Trumpit në Shqipëri, pritet të takohet me kryeminist...
Sot nafta dy cent më lirë se dje