Federata e Futbollit të Kosovës, ka njoftuar se sot do të zhvillohet ndeshja revyale në stadiumin e Flamurtarit.
Ndeshja do të zhvillohet në nder të 30-vjetorit të themelimit të Federatës së Futbollit të Kosovës dhe fillimit të kampionatit të parë të pavarur të futbollit kosovar.
Njoftimi i plotë:
Ju njoftojmë se sot në orën 17:00 në stadiumin e Flamurtarit do të zhvillohet ndeshja revyale në shënim të 30-vjetorit të themelimit të Federatës së Futbollit të Kosovës dhe fillimit të kampionatit të parë të pavarur të futbollit kosovar, ku do të ballafaqohen veteranët e Flamurtarit dhe veteranët e Prishtinës, shumica e të cilëve ishin pjesë e ndeshjes së 13 shtatorit të vitit 1991, që shënoi fillimin e kampionatit të parë të Republikës së Kosovës. /arbresh.info/
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...