Ka ndodhur një përleshje mes dy të rinjve në Ferizaj. Sipas policisë i riu 17 vjeçar L.J pas një fjalosjeje ka goditur me thikë G.S, 18 vjeçar duke i shkaktuar këtij të fundit lëndime trupore.
Mësohet se rasti i klasifikuar nga policia si vrasje në tentativë ka ndodhur në rrugën “Besim Rexhepi” në Ferizaj. “I dyshuari viktimën e ka goditur me thikë në shpinë, ndërsa shkas për këtë është bërë një mosmarrëveshje e çastit e cila ka kulmuar me sulm fizik”, ka thënë zëdhënësi rajonal i policisë, togeri Agim Gashi.
Bëhet e ditur se pas dhënies së ndihmës së parë në Urgjencën e Ferizajt, i lënduari është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Lidhur me rastin, njësitet përkatëse të Sektorit rajonal të hetimeve kanë arrestuar të dyshuarin dhe me urdhër të prokurorit kujdestar ndaj tij është shqiptuar masa e ndalimit policor për 24 orë./arbresh.info/
Aksion inspektimi në pikat e karburantit, monitorohen çmimet...
Të shtëna me armë zjarri pranë Konsullatës Amerikane në Toro...
Sulm kibernetik ndaj administratës së Kuvendit të Shqipërisë
45-vjeçari në Suharekë bllokon rrugën dhe sulmon policët me ...
QKUK ul tarifën e parkingut, nga 1 euro në 50 cent për orë
Ndërron jetë zyrtari policor Bajram Mustafa