Inovacioni dhe ndërmarrësia janë qenësore për zhvillimin ekonomik të vendit. Kurse zhvillimi i ndërmarrësisë dhe inovacionit është zotim dhe qëllim programor i Qeverisë. ICK, si qendër inovative luan rol të rëndësishëm në gjithë këtë mes.
Prandaj, për t’u njohur më afër me punën, planet dhe kontributin e saj, sot gjatë ditës kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi një vizitë aty.
Gjatë bisedës me drejtorin ekzekutiv të ICK-së, Uranik Begu dhe me startup-at e përfaqësuesit e bizneseve të avancuara nga komuniteti i ICK-së, kryeministri Kurti foli për prioritetet dhe objektivat e qeverisë në fushën e ndërmarrësisë dhe inovacionit. Ai tha se digjitalizimi është një nga objektivat e programit qeverisës dhe parashihet të jetë pjesë e të gjitha fushave të qeverisjes.
Nëpërmjet digjitalizimit dhe e-qeverisjes synojmë që të rrisim transparencën, llogaridhënien dhe efikasitetin e qeverisjes dhe në të njëjtën kohë përmirësojmë shërbimet ndaj qytetarëve dhe bizneseve.
Për të plotësuar këtë objektiv, nevojitet qasje strategjike, e koordinuar dhe mirëplanifikuar. Kjo kërkon angazhim të përbashkët të sektorit publik dhe privat, dhe ne jemi të hapur për një bashkëpunim me sektorin privat, u shpreh kryeministri Kurti./arbresh.info/

Kaosi pas vrasjes së El Mencho-s, Meksika në kërkim të 23 të...
Ylli i Barcelonës rrezikon të humbasë pozitën e titullarit p...
Zelensky: Të caktohet afat kohor për anëtarësimin tonë në BE
Sorensen pasi takoi Kurtin e Konjufcën: Në fokus ishte norma...
Shpallet thirrja për zgjedhjen e një anëtari joprokuror në K...
Shteti nis përgatitjet për Epopenë e UÇK-së, miratohet edhe ...