Aeroporti i Stambollit është përfshirë në mesin e 10 aeroporteve më të mirë në botë në anketimin e “World’s Best Awards 2021” të revistës Travel and Leisure me qendër në New York, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga Aeroporti i Stambollit (İGA-Istanbul Grand Airport) thuhet se në anketën “World’s Best Awards 2021” të revistës i cila zhvillohet çdo vit, është përfshirë edhe Aeroporti i Stambollit në kategorinë e “10 aeroporteve më të mira ndërkombëtare në botë”.
Sipas rezultatit të anketës që përcaktohet me votat e lexuesve të revistës “Travel and Leisure”, Aeroporti i Stambollit është renditur i dyti pas aeroportit Singapore Changi me 91.17 pikë, duke lënë pas edhe aeroporte të tillë si Incheon (Kore), Dubai, Hamad (Katar), Tokio (Japoni), Hong Kong, Narita (Japonia), Zurich (Zvicër) dhe Osaka (Japoni).
Në kategorinë “10 aeroportet më të mira ndërkombëtare në botë” vlerësimet në anketë bëhen në aspektin e qasjes, check-in, sigurisë, ambienteve për ushqim dhe pijeve, shit-blerjeve dhe dizajnit ndërsa rezultatet shpallen sipas këtyre kritereve.
Arrihet marrëveshja, Alonso merr drejtimin e Chelsea-s
Ngjarje e rëndë në Itali: Vetura godet këmbësorët në turmë, ...
Edi Rama fton qytetarët ta votojnë Alis në Eurovision: ‘Nan’...
“Kjo është situatë ilire” – Kurti në mes të natyrës i habitu...
Incident në Vjenë, përfaqësues të Serbisë tentojnë t’ua larg...
Trump paralajmëron Iranin: I pret një kohë shumë e keqe nëse...