Rreth 30 mijë persona do të angazhohen në ditën e zgjedhjeve lokale në Kosovë që pritet të mbahen më 17 tetor.
Për këtë anëtarët e KQZ-së kërkuan që të vaksinohen të gjithë, duke kërkuar që t’i drejtohen Ministrisë së Shëndetësisë dhe të bëjnë një marrëveshje me urgjencë, shkruan arbresh.info.
Kryeshefi Ekzekutiv i Sekretariatit të KQZ-së, Burim Ahmetja, ngriti çështjen e vaksinimit të personave të cilët do të angazhohen në procesin zgjedhor.
“Në këto zgjedhje pritet të marrin pjesë rreth 30 mijë persona, për këtë ata duhet të vaksinohen e për këtë do duhej që të njoftohej edhe Ministria e Shëndetësisë, në mënyrë që deri me datë 13 të gjithë të jenë të vaksinuar”, tha Ahmetaj./arbresh.info/
Suedia do të ndërpresë gradualisht ndihmën zhvillimore për 5...
LDK sot mban konferencë për media
Parashikimi i motit për sot
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X