Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka ngushëlluar familjet që kanë humbur të dashurit e tyre nga Covid-19.
Ai ka thënë se situata me pandeminë duhet të trajtohet seriozisht nga të gjithë, ndërsa Qeveria sipas tij, duhet të hap qendra të vaksinimit në çdo lagje.
Pacolli përmes një postimi në Facebook ka bërë thirrje për vaksinim.
“Ngushëllimet më të sinqerta familjarëve që kanë humbur njerëzit e dashur nga Covidi, ky armik i padukshëm.
Vala e madhe e Covidit që ka përfshirë Kosovën dhe po merr jetërat e më të dashurve tanë, duhet të trajtohet seriozisht nga të gjithë. Qeveria e Kosovës duhet të hap qendra vaksinimi në secilen lagjë dhe me ekipe mobile duke i angazhuar edhe atë pjesë te profesionistëve shëndetësorë që sot sillën rrugëve të pa punë.
Vaksinimi sot është më se i rëndësishëm dhe shpëton jetë”, ka shkruar Pacolli./arbresh.info/
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...
18 prill, finalja e madhe e Big Brother Vip Albania