Lëvizja Vetëvendosje nuk ka dhënë ndonjë qëndrim nëse janë pro ose kundër shtyrjes së zgjedhjeve për shkak të situatës pandemike, por tha se kjo çështje vlerësohet nga institucionet përkatëse.
“Ne besojmë që janë institucionet dhe organet shtetërore, sidomos ato të shëndetësisë, të cilat e japin vlerësimin e duhur për këtë çështje”, ka thënë zëdhënësi i Vetëvendosjes Arlind Manxhuka për Klankosova.tv.
Ideja e shtyrjes së zgjedhjeve erdhi pas një deklarate të kryeparlamentarit Glauk Konjufca, i cili tha se me këtë situatë të rënduar të pandemisë do të ishte për shtyrjen e zgjedhjeve.
”Kjo nuk varet prej meje [shtyrja e zgjedhjeve], por nëse do të thosha mendimin tim personal, mendoj që zgjedhjet do të duhej të shtyheshin”, ka thënë Konjufca në T7.
Pas kësaj deklarate reagoi kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili tha se Vetëvendosje po flirton me idenë e shtyrjes së zgjedhjeve lokale meqë “numrat zgjedhorë nga terreni kanë tmerruar pushtetin e paaftë për të qeverisur mirë”.
“Propozimi im për shkurtim fushate, i përkrahur nga të gjithë përfaqësuesit opozitarë, nuk ka marrë ende përgjigje nga kryetari i partisë së parë. Këtë arrogancë edhe e pranoj – po i duket vetja i paprekshëm; por prekjen e fundamentit demokratik, të zgjedhjeve, as nuk e pranojmë, as s’e tolerojmë e as s’e durojmë”, ka thënë Abdixhiku.
Vdes punëtori 44 vjeçar, dyshohet se kishte rënë nga kati i ...
Në mungesë kuorumi, nuk votohet rezoluta për çmimet e naftës
Kurti priti në takim presidentin e fondacionit Renovabis
Rritja e çmimeve, Kusari Lila: “S’po fshihemi pas përgjegjës...
MPB sqaron përdorimin e xhamave të errët në automjete
Kurti: Edhe pse s’e kam hequr akcizën e TVSh-në, veç çka jam...