Me rastin e 22-vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës është mbajtur ceremoni solemne për nder të shënimit të kësaj dite.
Me këtë rast ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla tha se si pasojë e COVID-19, 24 pjesëtarë të Policisë kanë vdekur, kurse 7 mijë e 912 janë vaksinuar.
“Sot është një ditë e shënuar, duke kremtuar kështu 6 shtatorin e vitit 1999-të me pranimin e kadetëve të parë. E sot numërojmë me mbi 9 mijë policë. Në këtë ditë kemi menduar të festojmë ndryshe këtë ditë duke bërë që nga pandemia të festohet me kufizime. Nga 1 vit e gjysmë pandemi Policia gjithmonë ka qëndruar ne front vetëm e vetëm që të mbrojnë qytetarët, dhe fatkeqësisht kemi 24 policë te vdekur nga pandemia derisa deri tash janë vaksinuar mbi 7 mijë pjesëtar të Policisë së Kosovës”, tha Sveçla./arrbrresh.info/
Berisha thirrje qytetarëve t’i bashkohen protestës së 10 shk...
ZYRTARE: Atletico Madrid transferon Ademola Lookman
Aksident ajror në Rusi, vdesin tre persona
Gjesti rikthehet pas një kohe të gjatë edhe në rrjete social...
Dogana dhe Policia e Kosovës konfiskojnë rreth 2 kg kokainë ...
A mund të izolohet Lista Serbe nga Vetëvendosja?