Organizata Botërore e Shëndetësisë shtoi një tjetër variant të COVID-19 në listën e saj të varianteve. Të hënën, OBSH tha se tani po monitoron zhvillimin e variantit “Mu”.
Ky variant me shpejtësi ka filluar tashmë të përhapet në shtete të ndryshme.
Varianti Mu, i njohur zyrtarisht si B.1.621, u zbulua për herë të parë në janar në Kolumbi.
Ky variant së fundmi është përhapur edhe në Zvicër.
Autoritetet Shëndetësore në Zvicër (BAG) kanë raportuar për rastet me variantin e ri, ndonëse janë minimale deri më tash. Organizata Botërore e Shëndetësisë është duke e përcjellë variantin e ri, që ka mutacione të shumëfishta.
Zëdhënësi i BAG-it, Gregoire Goignat, ka thënë për “20 minuten”, se nuk ka sinjale se varianti “Mu” mund të bëhet variant dominues në Zvicër./express/
Vëllaznimi mposht Prishtinën, Trepça fiton ndaj Rahovecit 0...
Ipeshkvi Dodë Gjergji bën thirrje për paqe në botë dhe përgj...
Parashikimi i motit për nesër
Haxhiu nesër zhvillon aktivitetin e parë si ushtruese e dety...
Pesë të vrarë nga një sulm izraelit në një kompleks petrokim...
Kapen 65 kilogramë drogë në Maqedoninë e Veriut, arrestohen ...