Në Maqedoninë e Veriut rritet numri i të vdekurve. Të dhënat që u publikuan nga Enti Shtetëror për Statistika tregojnë se numri i fëmijëve të lindur në tremujorin e dytë të vitit 2021, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, është ulur për 4% dhe është 4.604 fëmijë.
Numri i të vdekurve në tremujorin e dytë të vitit 2021 shënon rritje prej 40.2% në krahasim me tremujorin e njëjtë të vitit 2020 dhe është 7.496 persona, ndërsa prej tyre 13 janë foshnja të porsalindura.
Sipas të dhënave të ESHS-së, gjatë këtij tremujori ka pasur më shumë vdekje se sa lindje, që do të thotë se 2.892 persona ka më pak.
Ndryshe, Maqedonia vazhdimisht ka trend negativ në demografi, ndërsa ku më së shumti ka lindje është rajoni i Shkupit dhe i Pollogut./Telegrafi/
Kallëzim penal ndaj Onima, Gjesti: S’du as ma shumë as ma pa...
Rama: Do të mbyllen të gjitha vendpunishtet në kryeqytet
Gjesti dorëzon kallëzim penal ndaj Onima për të drejtat e au...
Rama: Negociatat me BE-në, proces historik që transformon sh...
Kurti kundërshton heqjen e akcizës dhe TVSH-së për naftën
Rikthehet furnizimi me energji elektrike pas ndërhyrjeve në ...