Mbi 27 mijë qytetarë janë të infektuar aktualisht me COVID-19

07:00 | 2 Shtator 2021
V. S.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se 27 mijë e 404 qytetarë aktualisht janë të infektuar me COVID-19.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 22 raste të vdekjes dhe nga 14 mijë e 284 testime, 1 mijë e 894 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Përderisa gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 15 mijë e 835 doza të vaksinës antiCOVID.

Siç bëhet e ditur nga MSh-ja, prej fillimit të procesit të vaksinimit janë dhënë 841 mijë e 591 doza të vaksinës, përderisa me dozën e dytë të kësaj vaksine janë vaksinuar 284 mijë e 269 qytetarë.

Kurse gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 1 mijë e 354 qytetarë, duke çuar numrin e të shëruarve në 117 mijë e 011./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale