Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava ka prit sot në takim ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia.
Në këtë takim temë diskutimi ishte parandalimi i pandemisë Covid-19, Tërnava shprehu mbështetjen e plotë të Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), në respektimin e masave anti-Covid, si dhe parandalimin e përhapjes së virusit, transmeton arbresh.info
Tërnava bëri të ditur se me qëllim të ruajtjes së shëndetit publik, ka njoftuar imamët e xhamive për masat e reja të Qeverisë dhe vendimin e kryesisë së BIK-ut, për kryerjen e riteve fetare me xhemat në objektet fetare dhe hapësirat përkatëse.
Njoftimi i plotë:
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, priti sot në takim ministrin e Shëndetësisë në Republikën Kosovës, z. Arben Vitia, ku temë diskutimi ishte parandalimi i pandemisë globale COVID-19.
Myftiu Tërnava shprehu mbështetjen e plotë të Bashkësisë Islame të Kosovës në respektimin e masave për parandalimin e përhapjes së virusit.
Ai më tej tha se edhe ne si BIK me qëllim të ruajtjes së shëndetit publik, në përputhje me masat e reja anti-covid , kem njoftuar imamët e nëpunësit fetar për masat e reja të Qeverisë dhe vendimin e Kryesisë se BIK-ut mbi kryerjen e riteve fetare me xhemat në objektet fetare dhe hapësirat përreth tyre bazuar në manualin anti covid.
Në anën tjetër, ministri i Shëndetësisë, z. Arben Vitia, vlerësoi lart kontributin e Bashkësisë Islame të Kosovës në këtë kohë pandemie, por edhe bashkëpunimin e shkëlqyer me Ministrinë e Shëndetësisë dhe ka apeluar qytetarët të kenë kujdes të shtuar për shëndetin e tyre dhe mos të hezitojnë nga vaksinimi.
Parashikimi i motit në Shqipëri/ Si do variojnë temperaturat...
Përvjetori i Pavarësisë së Kosovës shënohet në Kapitolin e S...
Baby G eliminohet nga Big Brother VIP Albania
Trump i jep Iranit një muaj afat: Përndryshe, do të pasojnë ...
Via Ferrata dhe Ura Tibetiane në Jezerc të Ferizajt rrisin t...
Moti sot i vranët, vende-vende parashihen riga shiu