Kylian Mbappe nuk arriti të realizonte kalimin te Real Madridi, përkundër se i bëri me dije Paris Saint-Germain se nuk do e rinovonte kontratën.
Sulmuesi francez ka më pas se një vit kontratë me skuadrën franceze dhe me shumë gjasë do të largohet si lojtar i lirë në verën e vitit të ardhshëm.
Derisa flitej se cilin numër do e merrte Mbappe te Los Blancos, Gerard Pique gjeti kohë që të tallej me këta të fundit.
“7-shin”, ishte postimi i mbrojtësit spanjoll në Twitter, si thumbim për Real Madridin që nuk ia doli të transferonte fituesin e Kupës së Botës.
Por, Real Madridi me gjasë do të jetë klubi që në fund do të qeshë, pasi Mbappe ka refuzuar 45 milionë eurot e ofruara nga PSG për sezon.
Francezi ka kohë që ka shprehur dëshirën e tij për t’iu bashkuar klubit spanjoll dhe në janar të vitit 2022, mund të arrij marrëveshje për të kaluar si lojtar i lirë më pas në verë.
El 7. pic.twitter.com/r69HYSMcaH
— Gerard Piqué (@3gerardpique) August 31, 2021
Nesër pritet të mbahet takimi mes Bislimit e Petkoviqit në B...
Edi Rama i çon projektligj Kuvendit të Shqipërisë për Bordin...
Samiti BE–Ballkani Perëndimor do të mbahet më 5 qershor në M...
Fitore e madhe e Liverpoolit në Ligën e Kampionëve, “T...
Kjo është arsya pse LDK mban nesër konferencë
Barcelona fiton ndaj Slavias, mban gjallë shpresat për ta mb...