Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka reaguar për rritjen e rasteve më Covid-19.
Përmes një postimi në facebook, ka shkruar se si është e mundur që Kryeministri e Ministri i Shëndetësisë të jene kaq indiferent karshi kësaj gjendje alarmante, raporton arbresh.info.
Postimi i plotë:
Të nderur qytetarë,
Fatkeqësisht ditëve të fundit spitalet janë̈ të stërmbushura me pacientë të infektuar me COVID.
Numri i vdekjeve është̈ rritur ndjeshëm.
Por, si është̈ e mundur që kryeministri e ministri i Shëndetësisë̈ të rrinë kaq indiferent ndaj kësaj gjendje alarmante.
Mos të flasim për kryeministrin fare, për më keq, as ministri i Shëndetësisë deri më sot, nuk e ka bërë asnjë vizitë në teren, asnjë vizitë në QKUK, por as në spitale rajonale për të parë gjendjen e për të mbështetur stafin mjekësor.
Është për keqardhje kjo indiferencë totale ndaj qytetarëve dhe vendit të vet./arbresh.info/
77-vjetori i NATO-s, Haradinaj: Kosova i mbetet përjetësisht...
Rama: Nis pastrimi i mbeturinave në MAT-1, apel për qytetarë...
Investimet në Plazhin e Vjetër në Vlorë, Rama: I jep përmasa...
Barcelona cakton buxhetin maksimal për Alvarez – gati ta për...
Turqia goditet nga një tërmet me magnitudë 5.2 ballë
Pacolli uron Pashkët: Paqe, dashuri dhe shëndet për të gjith...