Policia në rajonin e Prishtinës, ka njoftuar sot se është arrestuar një person për disa vepra penale.
Njoftimi i plotë:
Policia Kosovës, gjëgjësisht Drejtoria Rajonale në Prishtinë lidhur me dy raste Vrasje në tentative në Prishtinë, njëri prej të cilëve ka ndodhur me datën 09.02.2021 në rrugën “Xhemajl Mustafa” në Prishtinë, në të cilin nga arma e zjarrit është plagosur një person, arreston një të dyshuar.
Hetuesit nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme – Prishtinë, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore lidhur me rastin kanë identifikuar dhe arrestuar personin e dyshuar B. S. nga Istogu i cili dyshohet se ka qënë i involvuar në këto vepra penale.
Operacioni policor është realizuar mbrëmë në një banësë në Fushë Kosovë, nga njësiti i Hetimeve të Përgjithshme të mbështetur dhe nga Njësia Speciale Intervenuese (NJSI).
Pjesë e operacionit ka qenë edhe kontrolli i lokacionit ku janë gjetur dhe sekuestruar:
Po ashtu për personin e dyshuar, nga Gjykata Themelore në Pejë është lëshuar urdhër arrest si dhe personi i dyshuar është në kërkim nga DRP Pejë, pasi që i njejti dyshohet se është recidivist i disa veprave penale.
Me urdhër të Prokurorit të Shteti i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë./arbresh.info/

Miri i zhgënjyer me Rogertin: Të ishte Brikena në finale 100...
OVL-UÇK kujton dëshmorët e Komunës së Istogut
Raportohet për të paktën 3,375 iranianë të vrarë gjatë luftë...
Të shtëna me armë në një qendër tregtare në New Jersey, një ...
Zyrtare: Malisheva ndanë rrugët me trajnerin Elon Berisha
Negociatat SHBA-Iran në Islamabad vazhdojnë, Witkoff dhe Kus...