Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka konfirmuar se këtë të martë në Prishtinë do të vijnë edhe 131 shtetas afganë në kuadër të marrëveshjes për evakuimin e tyre.
“Sikurse në dy rastet e mëhershme edhe këta janë bashkëpunëtorë të NATO-s. Ata do të vendosen në ish kampin e Bechtel-Enka në Ferizaj. Bëhet fjalë për strehim të përkohshëm të këtyre shtetasve afganë. Në procedura hyn edhe kontrollet mjekësore dhe nuk kemi asnjë shtetas afgan të infektuar nga COVID 19 apo sëmundje tjera që do të rrezikonin shtetasit tjerë afganë”, ka thënë Sveçla./arbresh.info./
Ministri këtë e ka bërë te ditur në një konference për media.
Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, disa biznese dhe vetura të dë...
“Sulmues modern, krijon lehtë avantazhin”, Barcelona e sheh ...
Mitrovica synon transformimin e Liqenit Akumulues në atraksi...
Zelensky viziton Sirinë: Ukraina ofron ekspertizë ushtarake
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...
Kupa e Anamoravës 2026