Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka dërguar telegram ngushëllimi familjes së z. Kolë Berisha, i cili vdiq një ditë më parë.
Në telegramin ngushëllues, kryeministri ka thënë se e ka pranuar me pikëllim të thellë lajmin për ndarjen nga jeta të veprimtarit të çështjes kombëtare dhe të ish-kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës,Kolë Berisha.
“Berisha ishte nga ata atdhetarët fjalëpakë, por të pathyeshëm dhe të pandalshëm në luftën e përbashkët për realizimin e aspiratave tona kombëtare dhe të projektit për Kosovën e pavarur, ka shkruar kryeministri në telegram.
Ai ka theksuar se kontributi dhe angazhimi i z. Berisha për ndërtimin e shtetësisë dhe të një shoqërie demokratike, do të kujtohet e respektohet ndër breza.
“Në emrin tim personal dhe në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, pranoni ngushëllimet e mia më të sinqerta për këtë humbje të madhe Tuajën dhe të popullit të Kosovës”, ka përmbyllur kryeministri Kurti telegramin ngushëllues dërguar familjes Berisha./arbresh.info/
Interesim i madh i mediave për rastin “Banjska” në gjykatë
Kuvendi i Kosovës me 103 vota “për” miraton Ligjin për anëta...
Kush e kërcënon Serbinë?
Kuvendi miraton marrëveshjen për programin IPA 2020
Shtohet prania e policisë para Gjykatës Themelore, pas pak s...
Komuniteti egjiptian ofron kandidat konsensual për president...