Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i është drejtuar me një video qytetarëve për gjendjen e rëndë me koronavirus që ka kapluar vendin.
Përmes kësaj video, Kurti po ashtu shtoi se Qeveria i është përgjigjur kërkesës së AUV-it për të rritur numrin e inspektorëve, duke e gjashtëfishuar atë.
Me 85 inspektorë të rinj që do angazhohen, ai u shpreh se bashkë me sasinë tash duhet të rritet edhe cilësia e inspektimit.
“E sot pritet të vijnë edhe 53 mijë e 200 vaksina”, thotë Kurti. Pak më parë, Shërbimi Spitalor dhe Kllinik Universitar i Kosovës, njoftoi se për shkak të rritjes së numrit të spitalizuarve me COVID-19, në klinikat e QKUK-së, me vendim të Komitetit për ngritje të gatishmërisë dhe menaxhimit të situatës me COVID-19, nga data 31 gusht 2021, pezullohet përkohësisht puna në ambulancat specialistike në QKUK. Hapësirat e ambulancave specialistike do të shërbejnë për spitalizim të pacientëve me COVID-19, njofton ShSKUK”, thuhet në video.
Ndryshe qeveria ka ndërmarrë masa kufizuese, me qëllim të kontrollit dhe parandalimit të shpërndarjes së COVID-19, pasi situata me koronavirusin është përkeqësuar. Vetëm dje u regjistruan 36 vdekje nga virusi, më së shumti që nga fillimi i pandemisë./arbresh.info/
Sulmet e SHBA dhe Izraelit, vritet kreu i inteligjencës së G...
Studentët shqiptarë protestojnë në Shkup, Spiropali apelon p...
E ardhmja ende e paqartë: Agjentët e Vini Jr kontaktojnë gji...
42 aksidente trafiku e mbi 2 mijë gjoba të shqiptuara gjatë ...
Çmimet e derivateve: Edhe sot 1 litër naftë duhet të shitet ...
Trump ia zgjat afatin Iranit për hapjen e Ngushticës së Horm...