Ky është raporti 24 orësh nga Policia e Kosovës

09:59 | 30 Gusht 2021
Arbresh.info

Pak çaste më parë Policia e Kosovës ka publikuar raportin 24 orësh në të cilin janë paraqitur ngjarje nga rajone të ndryshme të vendit.

Më poshtë ju sjellim të plotë raportin e PK-së:

Drejtoria Rajonale Prishtinë

INCIDENTET KRIMINALE

VDEKJE E DYSHIMTË

Gllogoc, 29.08.2021 – 06:59. Ankuesi kosovar ka njoftuar policinë se rreth 2 kilometra nga shtëpia, në pyll e ka gjetur të varur  vëllain e tij viktimën mashkull kosovar. Ekipi mjekësor  e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

RRËMBIM

Prishtinë, 29.08.2021 – 00:00. Viktima mashkull kosovar ka informuar se dy të dyshuar meshkuj kosovarë i kanë kërkuar një shumë parash  për një borxh që viktima e kishte. Të njëjtit, e kishin rrahur dhe kërcënuar me armë zjarri. Viktima ka arrit të ik nga shtëpia ku ishte duke u mbajtur. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor.   Rasti nën hetime nga njësitë relavante.

DHUNË FAMILJARE

Gllogoc, 15.08.2021 – 19:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar  pasi që kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Prishtinë, 24.08.2021. Ankuesja femër kosovare ka njoftuar se në vazhdimësi është duke u keqtrajtuar psiqikisht si dhe kanosur nga bashkëshorti i saj  i dyshuari mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

KEQTRAJTIM I FËMIJËVE

Gllogoc, 15.08.2021 – 19:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se bashkëshortja e tij e dyshuara femër kosovare e kishte keqtrajtuar djalin e tyre (i mitur). Me vendim të prokurorit, pas intervistimit rasti vazhdon në procedurë të rregullt, ndërsa viktima nga QPS-ja është dërguar në strehimore.

ZJARRVËNIE

Rr. Bajram Bahtiri, Prishtinë, 29.08.2021 – 04:00. Dy meshkuj kosovarë kanë njoftuar policinë se kamionët e tyre, që ishin të parkuar në parcelën ku ata punojnë, ishin përfshirë nga zjarri. Në vendin e ngjarjes përveç ekipeve të hetuesisë ka dalë edhe eksperti i zjarrit.

VJEDHJE E RËNDË NË TENTATIVË

Rruga C, Prishtinë, 29.08.2021 – 05:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar  për arsye se është kapur duke vjedhur në një lokal. Po ashtu i dyshuari ka qenë i shoqëruar edhe nga një person tjetër, i cili ka ikur nga vendi i ngjarjes. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti nën hetime nga njësitë relavante.

POSEDIM I SUBSTANCAVE NARKOTIKE

Rr. Fahri Fazliu, Prishtinë, 29.08.2021 – 15:45. Është arretuar i dyshuari kosovar për arsye se gjatë kontrollit i është gjetur dhe konfiskuar një sasi e dyshuar e substancës narkotike, e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt
RASTET TJERA- NGJARJET:

Asgjë e veçantë për të raportuar.

Drejtoria Rajonale Gjilan

INCIDENTET KRIMINALE

DHUNË FAMILJARE

Ranillug, 29.08.2021 – 23:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që në gjendje të dehur ka ushtuar dhunë ndaj bashkëshortes viktimës femër kosovare dhe ndaj familjarëve të tij. Viktima nuk kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

ZJARRVËNIE

Kamenicë, 29.08.2021 – 13:10. Rreth 1 hektarë pisha janë djegur si pasojë e një zjarri që ka shpërthyer për shkaqe të pa njohura. Njësia e zjarrfikësve ka dalë në vendin e ngjarjes dhe e ka lokalizuar zjarrin.

RASTET TJERA – NGJARJET:

Asgjë e veçantë për të raportuar.

Drejtoria Rajonale Ferizaj

INCIDENTET KRIMINALE

DHUNË FAMILJARE

Shtime, 29.08.2021 – 14:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka ushtuar dhunë ndaj bashkëshortes dhe djalit të tij, viktima kosovarë. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

RASTET TJERA – NGJARJET:

AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME

Fsh. Pjetërshticë, Shtime, 29.08.2021 – 13:20. Dy meshkuj kosovarë kanë pësuar lëndime trupore, si pasoj e një aksidenti trafiku që ka ndodhur midis dy veturave. Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

INCIDENT ZJARRI

Fsh. Soponice, Kaçanik, 29.08.2021 – 16:40. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se në rrethana të pa njohura në zjarr i është përfshirë stalla, në të cilën kishte ushqim për kafshë dhe pajisje bujqësore. Zjarrfikësit kanë shuar zjarrin.

PERSON I ZHDUKUR

Ferizaj, 28.08.2021 – 09:20. Ankuesi kosovar ka njoftuar policinë se vajza e tij kosovare, e mitur, ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj. Njësia policore është duke hetuar rastin.

Drejtoria Rajonale Prizren

INCIDENTET KRIMINALE

VDEKJE E DYSHIMTË

Prizren, 29.08.2021 – 15:00. Raportohet se viktima mashkull kosovar gjatë mbledhjes së boronicave në mal, në rrethana të pa njohur ka rënë në një greminë dhe si pasoj ka vdekur. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM

Fsh. Çadrak, Suharekë , 28.08.2021 – 18:00. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se gjatë shëtitjes, qeni i tij është përleshur me qenin e të dyshuarit mashkull kosovar, më pas i dyshuari me armë zjarri ka qëlluar për vdekje qenin e viktimës. Sipas viktimës, i dyshuari kishte shtënë disa here edhe në ajër me armë. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 17 fishekë dhe një pushkë gjuetie me 12 fishekë. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

GRABITJE NË TENTATIVË

Fsh. Shirokë, Suharekë, 29.08.2021 – 02:10. Viktima mashkull kosovar ka njoftuar policinë se tre persona të dyshuar kanë hapur me forcë derën objektit të mobilierisë ku punon si roje dhe nën kërcënimin e armës kanë kërkuar nëpër sirtarë, mirëpo sipas pronarit nuk është marrë asgjë. Të dyshuarit pasi kanë dalë jashtë janë larguar në drejtim të panjohur me një veturë. Rasti nën hetime nga njësitë relavante.

RASTET TJERA – NGJARJET:

Asgjë e veçantë për të raportuar.

Drejtoria Rajonale Pejë

INCIDENTET KRIMINALE

LËNDIM I LEHTË TRUPOR

Fsh. Prilep, Deçan, 29.08.2021 – 19:10. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

DHUNË FAMILJARE

Pejë, 28.08.2021 – 22:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht djalin e tij viktimën mashkull kosovar. Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa me vendim të prokurori, i dyshuari dërgohet në mbajtje.

SULM

Rr. Mbretëresha Teute, Pejë, 28.08.2021 – 23:00. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që nën ndikim të alkoolit ka sulmuar fizikisht dy viktimat një mashkull dhe një femër kosovarë. Nuk raportohet për te lënduar. Me vendim të prokurorit, e dyshuara dërgohet në mbajtje.

POSEDIM I PAAUTORIZUAR I ARMËS

Fsh. Banjë, Istog, 29.08.2021 – 00:35. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar pistoleta me 26 fishek. Me vendim te prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

VETURË E VJEDHUR

Fsh. Jashanicë e Epërme, Klinë, 29.08.2021 – NN. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se të dyshuar të panjohur i kanë vjedhur veturën me targa lokale. Njësia policore është duke hetuar rastin.

SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM

Fsh. Dubovik, Deçan, 28.08.2021 – 11:00. Ankuesi kosovar ka njoftuar se nga një plumb qorr, i është dëmtuar (thyer) parafango e veturës. Policia ka konfiskuar një predhë të kalibrit të panjohur.  Rasti nën hetime nga njësitë relavante

 

AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET

Fsh. Radavc, Pejë, 29.08.2021 – 08:35. Një femër kosovare ka vdekur si pasojë e plagëve të pësuara gjatë një aksidenti trafiku, që ka ndodhur midis dy veturave. Gjatë aksidentit kanë pësuar lëndime trupore edhe 7 persona që ishin në dy veturat të cilët pas tretmanit mjekësor janë liruar. I dyshuari mashkull me shtetësi të huaj,  që dyshohet të jetë shkaktar i aksidentit është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

MBAJTJE E PALIGJSHME E SUBSTANCAVE DHE MBETURINAVE TË RREZIKSHME

Rr. Lekë Dukagjini, Pejë, 29.08.2021 – 15:00. Raportohet se afër kontejnerëve të mbeturinave, janë gjetur në tokë disa epruveta të testeve mjekësore. Njësit përkatëse kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë tërheqjen e epruvetave.

RASTET TJERA – NGJARJET:

Asgjë e veçantë për të raportuar.

Drejtoria Rajonale Gjakovë

INCIDENTET KRIMINALE
Asgjë e veçantë për të raportuar.

RASTET TJERA – NGJARJET:

Asgjë e veçantë për të raportuar.

Drejtoria Rajonale Mitrovicë – Jug

INCIDENTET KRIMINALE

Asgjë e veçantë për të raportuar

RASTET TJERA – NGJARJET :

Asgjë e veçantë për të raportuar

Drejtoria Rajonale Mitrovicë – Veri

INCIDENTET KRIMINALE

Asgjë e veçantë për të raportuar.

RASTET TJERA – NGJARJET:

Asgjë e veçantë për të raportuar.

DEPARTAMENTI I POLICISË KUFITARE

INCIDENTET KRIMINALE

KONTRABANDË ME KAFSHË

Hodonoc, Kamenicë, 29.08.2021 – 20:10. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar pasi që ishte duke kontrabanduar dy gjedhe. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa dy gjedhet janë dërguar në terminal doganor.

RASTET TJERA – NGJARJET:

Asgjë e veçantë për të raportuar.

STATISTIKAT E PËRGJITHSHME:

Aksident trafiku me fatalitet 1

Aksident trafiku  me të lënduar 16

Aksident trafiku  me dëme materiale 24

Tiketa trafiku të shqiptuara  911

Tiketat e shqiptuara në bazë të ligjit Covid – 19 728

Persona të arrestuar 11

Persona në mbajtje 8

Persona në ndalim policor 0

Persona në vuajtje të dënimit 0

Shpërndaje në rrjete sociale