Ministria e Shëndetësisë e Kosovës njoftoi dje se 36 persona kanë vdekur dhe janë regjistruar edhe 1 mijë e 630 raste të reja.
Komuna me numrin më të lartë të vdekjeve ishte Gjakova. Brenda këtyre orëve, në këtë komunë vdiqën 7 persona të infektuar me koronavirus.
Komuna e dytë më e prekur ishte Prizreni. Nga 36 viktimat, 4 janë nga Prizreni. Nga tre raste të vdekjes janë regjistruar në Gjilan dhe Klinë.
Ndërsa në Vushtrri, Rahovec, Prishtinë dhe në Pejë u shënuan nga dy raste të vdekjes.
Nga 36 personat që kanë humbur betejën me COVID-19, tetë prej tyre janë të grup-moshës 80++, nëntë prej tyre janë të grup-moshës 70-79 vjeçare. 11 prej tyre janë të grup-moshës 60-69 vjeçare.
Kurse tre prej tyre janë të grup-moshës 50-59 vjeçare. 1 është i grup-moshës 40-49 vjeçare. Ndërkaq tre prej tyre janë të grup-moshës 30-39 vjeçare. Ndërkaq një person është i grup-moshës 20-29 vjeçare.
Gjithashtu në 24 orët e fundit janë kryer 11 mijë e 017 testime dhe janë shëruar 816 persona. Kurse janë 26 mijë e 575 raste aktive./arbresh.info/
Osmani uron Ditën e Komunitetit Ashkali në Kosovë
17 shkurti njihet zyrtarisht në Arizona si Dita e Pavarësisë...
Klaebo shkruan historinë, fiton medaljen e katërt të artë
Rrëshqitje gurësh në rrugën Pejë-Rugovë, vështirësohet qarku...
Bllokohet qarkullimi në aksin Qafë Thore-Theth, shkak ortekë...
Kaja Kallas i përgjigjet ShBA-së: Evropa ka një standard jet...