Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, nuk ka përjashtuar mundësinë e shtyrjes së zgjedhjeve lokale.
Vitia pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare në konferencë për media është pyetur nga gazetarët për këtë çështje.
Vitia duke dalë nga konferenca është përgjigjur shkurt duke thënë se do të respektojnë mendimin e ekspertëve.
“Nëse vazhdojnë infektimet a do të mbahen zgjedhjet lokale?”, është pyetur Vitia nga gazetarët.
“Natyrisht mendimi i ekspertëve do të jetë ai mendim dhe vendimin do ta marrin në bazë të tyre”, tha ministri Vitia.
Ndërkohë Kryetari i Federatës së Sindikatës së Shëndetësisë në Kosovë, Blerim Syla, kishte kërkuar nga presidentja Vjosa Osmani që zgjedhjet lokale të shtyhen për gjashtë muaj, për shkak të situatës alarmante me COVID-19./telegraf/arbresh.info/
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...