Sot në mbrëmje ka arritur grupi i parë i afganëve, në Kosovë.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti,ishte i pranishëm dhe u ka uruar mirëseardhje refugjatëve të parë.
“Refugjatëve afganë të cilët janë të dëshpëruar që janë detyruar t’i lëshojnë shtëpitë e tyre dhe atdheun, iu dëshiruam mirëseardhje dhe ju thamë se janë mysafirët tanë dhe se janë të sigurt. Është nder për neve dhe për mua që kemi mundësinë t’i ndihmojmë këta refugjatë që sikurse të gjithë qytetarët e meritojnë të kenë të drejta dhe liri”, u shprehë ai, në një konferencë për media.
“Kur është në pyetje një çështje humanitare, kur janë në pyetje aleatët dhe partnerët tanë siç është SHBA-ja dhe NATO-ja, ne nuk themi pse, por ne themi vetëm si. Pra të gjitha pyetjet që i diskutojmë janë vetëm të natyrës teknike. Pra se si këta refugjatë të kalojnë sa më lehtë në vijim pas në konflikti që e lanë pas në atdheun e tyre .E falënderojmë NATO dhe SHBA-në për komunikimin për strehimin e këtyre refugjatëve”,tha Kurti./arbresh.info/
Fondacioni Behgjet Pacolli shpërndan pako ushqimore për fami...
“Kosova krah SHBA-së”, Osmani falënderon Trumpin për partner...
Kosova fiton të drejtën për parafinancim mbi 60 ml € nga Pla...
Gjykata Supreme e ShBA-së rrëzon tarifat e Trumpit
Edi Rama merr pjesë në tryezën e Atlantic Council në SHBA
Kallas: Paketa e 20-të e sanksioneve kundër Rusisë do të mir...