Tre persona kanë gjetur vdekjen kur një aeroplan i tyre i vogël u rrëzua pranë fshatit Mokry Haj në Sllovakinë perëndimore të premten, thanë shërbimet e urgjencës.
Aeroplani me katër vende ishte regjistruar në Republikën Çeke fqinje dhe po fluturonte nga atje kur u rrëzua në 0840 GMT pranë kufirit çek.
“Tre persona u gjetën nga anëtarët e Shërbimit të Zjarrit dhe Shpëtimit pa shenja jete”, tha një zëdhënëse e shërbimit të shpëtimit, Lena Kostalova, për AFP.
Aksidenti ndodhi rreth 100 kilometra (62 milje) nga kryeqyteti sllovak Bratislavë.

“Pas rrëzimit, aeroplani shpërtheu në flakë. Aksidenti mori tre viktima dhe ndoshta njëri ishte nga Republika Çeke”, tha forca rajonale e policisë në Facebook.
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...
Putin sfidon Trump? I premton Indisë furnizim me naftë, SHBA...