Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka mirëpritur në zyrën e saj artistin e njohur, artistin me famë botërore, Gjon Muharremajn.
Presidentja Osmani përmes rrjeteve sociale ka treguar se i ka dhuruar mirënjohje këngëtarit me prejardhje nga Theranda, duke mos i kursyer fjalët e mira për të, shkruan arbresh.info
Presidentja ka shpërndarë në Instagram një fotografi nga takimi, në mbishkrimin e së cilës vlerësoi lart figurën e Gjonit si artist.
Postim i plotë i Presidentes:
“Një bisedë frymëzuese me Gjon Muharremin, që tashmë e tërë bota e njeh si Gjon’s Tears – zëri i mrekullueshëm që qëndron pas këngës Tout l’Univers që bëri bujë në edicionin e sivjetëm të Eurosong. Tek ai pash një pasion, përkushtim, e atdhedashuri të pastër e për t’u admiruar. Jam e sigurt që këto atribute do të të udhëheqin drejt majave të reja. Paç gjithnjë suksese, Gjon. Vazhdo të na bësh krenar”, ka shkruar ajo.

Gjoni përndryshe është mirëpritur në takime të tilla edhe nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe Kryetari i Therandës, njëherësh kushëriri i tij, Bali Muharremaj. arbresh.info/
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...