Një numër i madh i kombeve kanë shprehur shqetësimet e tyre duke thënë se ekziston një kërcënim i madh për një sulm terrorist në aeroportin e Kabulit, ndërsa i kanë paralajmëruar qytetarët që të mos udhëtojnë atje.
Australia, SHBA dhe Britania e Madhe kanë lëshuar paralajmërime për qytetarët e tyre. Ndërsa, ata që tashmë janë jashtë aeroportit këshillohen që të largohen menjëherë nga ajo zonë, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Më shumë se 82,000 persona janë transportuar me aeroplan nga Kabuli, i cili ra në duart e talibanëve 10 ditë më parë. Ndërsa shumë vende të botës po nxitojnë që të evakuojnë njerëzit deri më 31 gusht.
Mirëpo edhe pse një numër i madh i afganëve janë evakuuar, janë akoma mijëra të tjerë që po presin brenda e jashtë aeroportit duke pritur për tu larguar nga Afganistani.
Talibanët kanë kundërshtuar zgjatjen e afatit, por gjithashtu kanë premtuar se do të lejojnë të huajt dhe afganët të largohen nga vendi edhe përtej datës 31 gusht.
Zyra e Jashtme në Mbretërinë e Bashkuar tha se situata e sigurisë në Afganistan “mbetet e paqëndrueshme” duke shtuar se ka “kërcënime të vazhdueshme për një sulm terrorist”.
Asnjë nga vendet nuk dha ndonjë informacion shtesë mbi kërcënimin e sigurisë.
Gjatë një fjalim të martën, presidenti amerikan Joe Biden tha se transporti ajror i kontrolluar nga SHBA do të duhej të përfundonte së shpejti për shkak të rritjes së kërcënimeve nga grupi i Shtetit Islamik në Afganistan, derisa shtoi se SHBA është në rrugën e duhur që të përfundoj operacionet në aeroportin e Kabulit deri në fund të muajit.
Sekuestrohet kokainë në një lokal në Kukës, arrestohet prona...
Milani merr vendim rreth të ardhmes së Luka Modricit
Sekuestrohen mbi 25 kg ari në Pejë, evidentohen shkelje të s...
Maqedonci diskuton bashkëpunimin ushtarak me Kroacinë dhe Sh...
BE mirëpret ratifikimin e Planit të Rritjes: 882 milionë eur...
Merz: Duam ta bëjmë Bundeswehr-in ushtrinë më të fortë në Ev...