Talebanët kanë informuar Gjermaninë se qytetarët e Afganistanit do të jenë në gjendje të udhëtojnë me fluturime komerciale me dokumente të sakta edhe pas afatit të vënë për evakuim, 31 gushtit, ka deklaruar sot ambasadori gjerman Marcus Precel.
Ai tha se kreu i zyrës politike të talebanëve në Doha, her Mohamed Abbas Stanikzai, e siguroi atë se afganët do të kenë mundësinë të udhëtojnë me fluturime komerciale pas afatit për evakuimin e trupave të huaja nga Kabuli, shkruan Reuters, transmeton portal arbresh.info
Precel, i cili po bisedon me talebanët në Doha, u takua me Abbas Stanikzai të martën dhe diskutoi situatën në aeroportin në Kabul.
“Ne diskutuam nevojën urgjente për një aeroport funksional në Kabul si parakusht për praninë e diplomatëve dhe organizatave joqeveritare,” tha Precel.
Situate në aeroportin e Kabulit vazhdon të shfaqet e rëndë, pasi mijëra qytetarë afganë presin që të largohen nga vendi , pasi talebanët morrën nën kontroll vendin./arbresh.info/
Masat policore ndaj shoferëve që përdorën telefonin gjatë ng...
27 vjet nga masakra e Lybeniqit
51 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, mbi 1 mijë 700 tik...
Kurti i pikëlluar nga humbja e ‘Dardanëve’: Jemi shumë afër ...
Përfundon afati për deklarimin e pasurisë për zyrtarët publi...
Pas 52 vitesh, NASA dërgon sërish astronautë drejt Hënës