Kaqusha Jashari ka thënë se ishte kundërshtare e ish-presidentit serb Slobodan Millosheviq, në disa mbledhje të partisë ku ishin së bashku.
Në rrëfimin për Pressing ajo ka thënë se si pasojë e këtyre kundërshtimeve, Millosheviqi e kishte thirrur njëherë në telefon dhe në fund e kishte kërkuar dorëheqjen e saj.
Jashari ishte bërë kundërshtare e ashpër e politikave serbe, që ndanin popullin jugosllav për të privilegjuar serbët kudo që ata jetonin në Jugosllavi, por sidomos në Kosovë.
“Unë gjithmonë e kam kundërshtu fjalën e tij, nuk jam pajtu, kur kemi pasur disa mbledhje me të. I kemi pasur ata telefonat e papërgjueshëm dhe po më thirr Millosheviqi, a je t’u ditë ti je çka je t’u fole? Tha ti je t’u folë çfarë s’bën me folë. I thashë hajde ti këtu dhe shihe situatën”, ka rrëfyer Jashari.
Ajo ka thënë se i kishte kundërshtuar ndryshimet kushtetuese.
“Unë kam qenë kundër ndryshimeve kushtetuese. Jo vetëm unë, por edhe të gjithë anëtarët e partisë”, ka thënë ajo.
Megjithatë, sipas saj, shumë shqiptarë që ishin pjesë e strukturave hezitonin që të polemizojnë me Millosheviqin.
“Nuk donin të hyjnë në polemikë me Millosheviqin. Tani po e shoh se kanë dashur të shpëtojnë vet. Megjithatë, në atë kohë nuk ka pasur mundësi kundërshtimi, sepse të gjithë serbët në parti kanë qenë vjegëz e Millosheviqit”, ka thënë ajo./T7/
Tentuan ta shpalosnin flamurin e tyre, arrestohen gjashtë se...
Dramë në Serie A, Roma e Como sigurojnë Ligën e Kampionëve, ...
Nga 120km/h në 80, në Zvicër diskutohet ulja e kufizimit të ...
Këto tri shenja të horoskopit ju fshijnë nga jeta pa u pendu...
Qipriotët drejtë kutive të votimit pas një fushate zgjedhore...
Haaland golashënuesi më i mirë i sezoni për të treten herë, ...