Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, theksoi rëndësinë e “mbajtjes së aeroportit të Kabulit të hapur” për të vazhduar evakuimet.
Në samitin virtual të grupit G7 Stoltenberg tha se “disa qindra pjesëtarë të stafit dhe kontraktorë të NATO-s kanë ofruar shërbime kritike, të tilla si kontrolli i trafikut ajror, furnizimi me karburant dhe komunikimet në aeroport”.
Ai theksoi “rolin koordinues” të NATO-s në evakuimin e njerëzve në mënyrë sa më efektive.
“Ishte e rëndësishme që përparimet e bëra nga populli afgan në 20 vitet e fundit me mbështetjen e konsiderueshme të të gjithë bashkësisë ndërkombëtare të ruhen”, citohet të ketë thënë ai në një kumtesë të NATO-s.
Duke kujtuar prioritetin kryesor të NATO-s për të siguruar që Afganistani të mos bëhet një platformë për “terroristët ndërkombëtarë”, Stoltenberg nënvizoi se nuk ka pasur sulme terroriste ndaj aleatëve të NATO-s të organizuar nga Afganistani që nga sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001 në SHBA,transmeton Anadolu Agency (AA).
Aleatët e NATO-s do të vazhdojnë të luftojnë terrorizmin ndërkombëtar dhe të sigurojnë që Afganistani të mos bëhet përsëri një strehë për grupet terroriste, tha ai, duke shtuar se kërcënimi terrorist mund të rishfaqet.
Sekuestrohet kokainë në një lokal në Kukës, arrestohet prona...
Milani merr vendim rreth të ardhmes së Luka Modricit
Sekuestrohen mbi 25 kg ari në Pejë, evidentohen shkelje të s...
Maqedonci diskuton bashkëpunimin ushtarak me Kroacinë dhe Sh...
BE mirëpret ratifikimin e Planit të Rritjes: 882 milionë eur...
Merz: Duam ta bëjmë Bundeswehr-in ushtrinë më të fortë në Ev...