Prokuroria Themelore në Ferizaj ka dhënë detaje rreth arrestimit të Dardan Krivaqës, i dyshuar për vrasjen e 18 vjeçares, Marigona Osmani.
Prokuroria përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se i dyshuari është arrestuar sot rreth orës 12:05 në Ferizaj, shkruan arbresh.info.
“Prokuroria Themelore në Ferizaj, , njofton opinionin publik se lidhur me rastin e vdekjes së 18 vjeçares në Ferizaj, sot rreth orës 12 e 05 minuta, është arrestuari edhe personi i dytë i dyshuar (D,) në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se i njëjti në bashkëkryerje ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë” të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, njofton policia./arbresh.info/
Matoshi i drejtohet opozitës: Feriden s’pe dojnë, a di kush ...
Musliu: Kosova nuk ka nevojë për Feride që heshtin përballë ...
Shkon në pesë numri i të arrestuarve për keqpërdorim të dety...
Seanca e së hënës, Cakolli: Shkelje e pastër kushtetuese
Hyseni e VV-së fton opozitën t’i bashkohet ‘‘raundit të dytë...
Zgjedhja e presidentit, Hamza: Jemi përballë një akti të rre...