Sot Qeveria gjermane i ka dhuruar 20 vetura Policisë së Kosovës, të cilat dedikohen për policinë kufitare, raporton arbresh.info.
Drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti ka thënë se ky është kontingjenti i dytë që po e pranojnë nga qeveria gjermane, derisa ka shtuar se këto makina do të përdoren nga policia kufitare.
“Ky është kontingjenti i dytë që kanë ardhë në ndihmë nga qeveria gjermane dhe këto do të përdoren për luftën e trafikut të armëve dhe dedikohen për policinë kufitare, dhe falënderoj qeverinë gjermane për këtë ndihmë”.
Ndërsa, Ambasadori i Gjermanisë në Republikën e Kosovës Joern Rohde u shprehë se është i nderuar për bashkëpunimin reciprok që ka me Policinë e Kosovës.
Ai shpreson që me këtë donacion do të ngriten kapacitetet për policinë kufitare.
“Së bashku me drejtorin e Policisë së Kosovës, për herën e dytë bëjmë shpërndarjen prej e 20 veturave të modelit Dacia, bashkëpunimi ndërmjet shteteve tona dëshmon faktin e këtij donacioni. Mendojmë që me këtë donacionin e dytë do të ngritën kapacitetet për policinë kufitare”./arbresh.info/

“Muriqi ‘Topi i Artë’”, “Muriqi ‘Topi i Artë” – thirrjet e t...
BBC: Sondazhet për zgjedhjet në Hungari sugjerojnë se Péter ...
Mbyllen votimet në Hungari, pjesëmarrja mbi 77.8%
Man City deklason Chelsean – shfrytëzon gafën e Arsenalit dh...
E rëndë në Vlorë, fëmija tre-vjeçar bie nga ballkoni i katit...
Shkurtimi i financimit për Serbinë, deputetja britanike: Bru...