Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetare të Ferizaj në Zgjedhjet Lokale 2021, Sibel Halimi, vlerëson se rasti i vrasjes së vajzës 18 vjeçare, edhe njëherë na përplasi fytyrës realitetin e hidhur në të cilën gjenden vajzat tona.
“Gjuha mizogjeniste, dhuna ndaj grave dhe vajzave janë shndërruar në “normalitet” në shoqërinë tonë. Mjafton të analizohen rrjetet sociale, ku aq lehtësisht, fyerja deri në eliminim është bërë përditshmëri”, shkruan Halimi në Facebook.
Sipas saj, nuk mjafton të tronditemi vetëm nga vrasjet fizike, ne duhet të tronditemi çdo ditë për gjuhën e vrasjes drejtuar vajzave dhe grave e që vrasja fizike, vjen si pasojë e mos ndëshkimit të këtij mentaliteti.
“Ngacmimet seksuale, dhunimet, shantazhi e dhuna ndaj grave janë çështje të cilat duhet të jenë prioritet i secilit prej nesh pa përjashtim”, shkruan ajo./arbresh.info/
Prokuroria zbardhë edhe disa detaje për vdekjen e 18 vjeçares në Ferizaj
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...
Putin sfidon Trump? I premton Indisë furnizim me naftë, SHBA...
Shtyhet seanca për Erion Veliajn