Disa aeroplanë të linjave të ndryshme janë sulmuar me laser të shtunën mbrëma në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”.
Pos forcave të rendit, rastin e konfirmojë edhe Driton Ujkani, zëdhënësi i Trafikut Ajror.
Ujkani tha se në vend, diçka e tillë është e shpeshtë.
“Rasti dje është sulm me laser nga persona të papërgjegjshëm. Në momentin që laseri i drejtohet kabinës së pilotëve, rrezet shpërndahen e ku ndriçojnë atë duke pamundësuar shikim”.
Për këtë janë duke u marr edhe forcat policore. Por ata që e bën, ende nuk kanë rënë në pranga.
Përdorimi i tyre në Kosovë konsiderohet i pa ligjshëm. Ndërsa për kryerësit, parashikohet gjobë deri në 20 mijë euro, e dënim me burg deri në 5 vjet.
Me diçka të ngjashëm ballafaqohen edhe linjat e aeroplanëve në botë.
Vetëm për 6 vite në Britani të Madhe, raportohet për 9 mijë raste të tilla.
Chelsea publikon shifrat alarmante financiare
Kurti priti në takimin Shefin e EULEX-it, theksua nevoja për...
S’ka lëvizje drejt konsensusit për çështjen e presiden...
LDK: Qeveria të përkrahë qytetarët përballë rritjes së çmime...
Cigare elektrike, duhan dhe produkte të tjera – konfiskohen ...
Rama: Shteti do paguajë sigurimet shoqërore për kujdestarët ...