Deputetët e Parlamentit të Anglisë janë detyruar të kthehen më herët nga pushimi vjetor për shkak të përkeqësimit të situatës në Afganistan.
Deputetët do të kthehen në Westminster të mërkurën, për të debatuar për përgjigjien që qeveria duhet të jap ndaj krizës, ndërkohë që luftëtarët talebanë kanë hyrë në kryeqytetin Kabul pas një përparimi të shpejtë në të gjithë vendin.
Seanca do të fillojë në orën 09:30 dhe do të përfundojë në orën 14:30, raporton The Sun, transmeton Klankosova.tv.
Deputetët u ndanë për pushimet e tyre verore më 22 korrik dhe nuk duhej të ktheheshin deri më 6 shtator.
Thirrjet për deputetët që të kthehen janë rritur ditët e fundit, ndërsa talebanët vazhdojnë të kenë përfitime pas tërheqjes së trupave amerikane, britanike dhe të NATO-s nga vendi.
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?