Ministri i Shëndetësisë, Arben Viti, ashtu sic edhe është pritur do të jetë kandidat i Lëvizjes Vetëvendose për kryetar të Prishtinës.
Kandidaturën e tij, përmes një postimi në Facebook e ka konfirmuar, Feim Tahirsylaj, që është këshilltar i kryeparlamentarit Glauk Konjufca.
Tashmë shumica e partive politike, i kanë publikuar emrat e kandidatëve për kryetar komunash, ndërsa është Lëvizja Vetëvendosje-, ajo e cila deri më tash zyrtarisht ka konfirmuar vetëm kandidaturën e Mimoza Kusari – Lilës për Gjakovë dhe të Alban Hysenit për Gjilan.
Kundërkandidatët e Vitisë për Prishtinë nga Lidhja Demokratike e Kosovës Përparim Rama, nga partia Demokratike e Kosovës Uran Ismajli, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës Daut Haradinaj, si dhe nga Aleanca Kosova e Re e Selim Pacolli.
Rikthimi i Osmanit në LDK, Abdixhiku: Ky është qëllimi im, d...
S’ka zgjidhje për presidentin, Abdixhiku: Kurti insist...
Dogana zbulon veprimet që përbëjnë kundërvajtje -vlera rreth...
Një tërmet me magnitudë 7.4 godet Japoninë, paralajmërim për...
Haxhiu pret në takim Palatovën, pranon raportet e BE-së për ...
Çështja e presidentit, nis takimi në Kuvend mes Kurtit dhe A...