Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka kujtuar 20-vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit.
Ai ka deklaruar, se kjo Marrëveshje duhet të zbatohet në mënyrë të plotë që të afrojë Maqedoninë e Veriut drejt Bashkimit Evropian.
“Në 20-vjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, duke vlerësuar progresin e deritanishëm domethënës për respektimin e saj, inkurajoj domosdoshmërinë e zbatimit të plotë dhe jetësimit integral, si një mundësi e shkëlqyer për konsolidimin e mëtejshëm të paqes e harmonisë ndëretnike, për të forcuar marrëdhëniet, si dhe për t’u afruar më pranë njëri-tjetrit dhe Bashkimit Europian”.
“Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut në këto dy dekada kanë qenë jo vetëm të përkushtuar për stabilitetin e vendit, por edhe garantë të integrimit euroatlantik të saj. Respektimi i të gjitha lirive dhe të drejtave të tyre, sipas standardeve më të avancuara europiane, është thelbësor ndaj e nxis një pjesëmarrje më të madhe dhe më cilësore të shqiptarëve, si faktor shtetformues, në jetën sociale, administrative e politike të Maqedonisë së Veriut”.
“Përshëndetje vëllazërore dhe krenar për bashkëkombasit tanë, për rolin dhe angazhimin e tyre aktiv, konstruktiv dhe të pazëvendësueshëm për sovranitetin dhe integrimin euroatlantik të Maqedonisë së Veriut”, ka thënë Meta për përvjetorin e Marrëveshjes së Ohrit.
Selin: Gimbon sikur e kam kërkuar me laps dhe letër, më ka p...
Trump: Ultimatumi ndaj Iranit do të sjellë rezultat pozitiv
Ekspertët paralajmërojnë: Përdorimi i kokainës po del jashtë...
Rutte: Jam plotësisht i bindur se NATO do ta hapë Ngushticën...
Guardiola: Është gjithmonë speciale të fitosh një trofe, kem...
Detaje të reja për vrasjen në Podujevë, e dyshuara dhe vikti...