Në mëngjesin e së mërkurës një ngjarje tragjike ka ndodhur në Tessin të Zvicrës.
Sipas raportimit të gazetës zvicerane “Blick” një 28-vjeçar është mbytur në lumin Ticino
Bëhet fjalë për një burrë nga Kosova i cili dyshohet se kishte hyrë për të vjedhur në një apartament në Bellinzon.
Ngjarja tragjike kishte ndodhur derisa ai ikte nga policia.
Sipas Policisë 28-vjeçari u hodh në lum dhe u mbyt.
Trupi i të ndjerit ishte gjetur rreth orës 10:00 në Ponte Rossa. 28 vjeçari nga Kosova nuk posedonte lejeqëndrim.
Sipas Policisë së Kantonit ai ishte i njohur për autoritetet, ndërsa e ka pasur të ndaluar që të hynte në Zvicër./KK/
Vëllaznimi mposht Prishtinën, Trepça fiton ndaj Rahovecit 0...
Ipeshkvi Dodë Gjergji bën thirrje për paqe në botë dhe përgj...
Parashikimi i motit për nesër
Haxhiu nesër zhvillon aktivitetin e parë si ushtruese e dety...
Pesë të vrarë nga një sulm izraelit në një kompleks petrokim...
Kapen 65 kilogramë drogë në Maqedoninë e Veriut, arrestohen ...