Reshjet e shiut kanë kapluar sot disa prej qyteteve të Kosovës, pas temperaturave të larta që mbizotëruan ditëve të fundit.
Në fshatin Delloc të Suharekës, përpos shiut, ka rënë edhe breshër. Në një video të publikuar në Facebook nga MeteoBallkan, shihet se në këtë fshat ka reshje të mëdha të shiut dhe breshërit.
Ndryshe, edhe në Vushtrri, Klinë e Istog ka pasur sot reshje të shiut dhe breshërit.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë të mërkurës dhe enjtes do të ketë temperatura më të ulëta si dhe reshje shiu e shpërthime rrufesh.
Hoxha: Anëtarësimi në BE, rrugë konkrete modernizimi për ven...
Parashikimi i motit për nesër, pritet edhe borë
U.D. Presidentja Albulena Haxhiu nesër viziton tri fshatra t...
Ylli i Bilbaos në “radarin” e Liverpoolit
BE lehtëson rregullat për ndihmat shtetërore, unioni, subven...
Ekstradohet nga Norvegjia në Kosovë i kërkuari nga INTERPOL-...