
A laboratory technician prepares COVID-19 patient samples for semi-automatic testing at Northwell Health Labs, Wednesday, March 11, 2020, in Lake Success, N.Y. The US Food and Drug Administration has approved faster testing protocols as the viral outbreak continues to spread worldwide. For most people, the new coronavirus causes only mild or moderate symptoms. For some it can cause more severe illness. (AP Photo/John Minchillo)
Shtetet e Bashkuara po shënojnë tashmë mesatarisht më shumë se 100,000 raste të reja me COVID-19 në ditë, shifra më e lartë që nga muaji shkurt kohë kur vaksinat që luftojnë virusin u vunë për herë të parë në dispozicion të publikut të gjerë.
Ekspertët e shëndetësisë thonë se rritja e numrit të infeksioneve ka ardhur për shkak të përhapjes së variantit më ngjitës të koronavirusit atij delta, si dhe rënies së kërkesës për vaksinim. Sipas gazetës “New York Times” shumë nga rastet e reja me COVID-19 janë diagnostikuar tek fëmijët, në ato grupmosha që nuk kanë ende të drejtë të vaksinohen.
Ndërkohë Izraeli raportoi më shumë se 6,000 infeksione të reja me koronavirus të hënën, rritja më e lartë ditore që nga muaji shkurt. Prej fundit të vitit të kaluar, Izraeli nisi një nga fushatat më të suksesshme të vaksinimit në botë, por javët e fundit ky vend po lufton me një rritje të rasteve të reja, të nxitura nga varianti delta.
Autoritetet kanë shtuar kufizimet në udhëtime dhe kanë rivendosur urdhrat për mbatjen e detyruar të maskave në ambiente të brendshme. Më shumë se 85% e popullsisë në moshë të rritur në Izrael është vaksinuar plotësisht dhe autoritetet po u bëjnë thirrje tashmë personave mbi 60 vjeç që të marrin një dozë të tretë të vaksinës. Sipas ministrisë izraelite të Shëndetësisë 577,899 vetë kanë marrë një dozë përforcuese.
Të hënën autoritetet regjistruan 6,275 raste të reja me COVID, nga më shumë se 130,000 persona të testuar. Të dhënat e publikuara nga qeveria izraelite tregojnë se të pavaksinuarit, veçanërisht ata mbi 60 vjeç, kanë më shumë gjasa të sëmuren rëndë./VOA
Elezi: Edhe 5 komuna përmbyllin numërimin e votave të kandid...
Ngrihen tarifat e ujit, nga janari faturat më të shtrenjta
Çeku prezanton planin 10-vjeçar për zhvillimin e Çarshisë së...
Numërimi i votave nga përfaqësitë diplomatike shkon në 45%, ...
Tragjedi në Maqedoni: Ndërron jetë 2-vjeçari që u godit me p...
Pejë: Dorëzohet në polici i dyshuari për plagosjen e 22 dhje...