Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar se në QKUK dhe spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 118 pacientë me COVID-19, prej të cilëve 4 në gjendje më të rëndë shëndetësore.
Sipas komunikatës për medie, 166 pacientë të shtrirë në klinikat Covid dhe spitalet e përgjithshme prej të cilëve 118 të konfirmuar Covid-19 pozitiv, 105 me oksigjeno-terapi dhe 4 në gjendje të rënduar shëndetësore.
“Në QKUK, 94 pacientë të shtrirë, 53 prej tyre Covid-19 pozitivë, 65 me oksigjeno-terapi. Klinika Infektive, 52 pacientë, Klinika e Pulmologjisë, 39 pacientë, Klinika e Pediatrisë, 3 pacientë. Spitali i Prizrenit, 20 pacientë, Spitali i Gjakovës, 18 pacientë, Spitali i Pejës, 12 pacientë, Spitali i Gjilanit, 13 pacientë, Spitali i Mitrovicës, 7 pacientë, Spitali i Vushtrrisë, 2 pacientë”, thuhet në komunikatë./arbresh.info/
I pari i futbollit në botë uron Agim Ademin për rizgjedhjen ...
Gjukanoviq uron Kurtin për fitoren gjatë një takimi në Prish...
Vazhdon ‘greva’ e Ronaldos, nuk do të jetë preze...
Arrestohet në Serbi një shtetas i Kosovës
ShBA dhe Rusia bien dakord të rikthejnë dialogun ushtarak
Barcelona merr konfirmim të madh financiar: Rikuperimi ekono...