Anëtarët e Qeverisë sot pasdite e shqyrtuan dhe miratuan edhe Raportin për negociata të kryera për nënshkrim të Marrëveshjes për bashkëpunim ushtarak-financiar mes Qeverisë së Republikës së Turqisë dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për zbatimin e mbështetjes financiare në shumë prej 100.000.000 lirave turke të llogaritura në dollarë amerikanë (11,5 milionë dollarë).
Mjetet financiare janë dedikuar për furnizim të prodhimeve të domosdoshme dhe shërbimeve për qëllime ushtarake (alokim të resurseve do të shfrytëzohen për furnizim të pajisjes për Forcat për operacione speciale, furnizim të automjeteve dhe pajisjes për njësitë logjistike) nga kompani lokale në Turqi, para së gjithash nga industria mbrojtëse turke për qëllime ushtarake. /telegrafi
Rritet çmimi i naftës në Kosovë
Vetëvendosje fton PDK-në e LDK-në të propozojnë tre emra për...
Aksident i rëndë trafiku në Lipjan, katër persona të lënduar
Palestinezët votojnë sot në zgjedhjet e para që nga lufta në...
Deputetja britanike reagon pas dënimeve për Banjskën: Radha ...
Mbappe rrezikon të humbasë Kupën e Botës?